Një pjesë e madhe e njerëzve më të famshëm në botë kanë humbur miliona ndjekës në Twitter pasi kompania adresoi llogaritë e bllokuara.
Katy Perry dhe Lady Gaga humbën 2.5 milion ndjekës. Barack Obama humbi 2.1 milion ndjekës.
Twitter tha se kjo lëvizje vjen për të rritur besimin tek platforma.
Këto masa thonë se llogaritë të cilat janë bllokuar nisur nga aktiviteti i dyshimtë i tyre nuk do të llogarinë si ndjekës.
Humbja më e madhe ka qenë për vetë llogarinë e Twitter ku humbi 7.7 milion ndjekës.
Twitter argumentoi se lëvizja e re do të ndërtojë besim, njofton PCW.