Policia e Shkodrës ka gjetur një makinë të djegur, për të cilën dyshohet se ka lidhje me ekzekutimin e çiftit mëngjesin e sotëm. Automjeti i djegur është gjetur në dalje të qytetit të Shkodrës dhe aty autori apo autorët, i kanë vënë zjarrin për të zhdukur provat para se të largoheshin.
Boran Bërçama, 30 vjeç, ish-polic vdiq bashkë me partneren e tij Silvi Ndoci në mjetin e parkuar para pallatit ku jetonin me qira, ndërsa fëmija i tyre rreth 1 vjeç kishte shpëtuar gjallë, në prehrin e mamasë së tij.
Policia ka nisur hetimet për të kaluarën e ish-policit, lidhjet e tij dhe hasmëritë, por gjithashtu edhe historinë me gruan me të cilën kishte fëmijën, e cila ka qenë e divorcuar.