Sipas një njoftimi t shpërndarë nga Policia, është finalizuar operacioni “Skuraj”, duke zbardhur dy vjedhje me armë të një karburanti dhe vjedhjen me armë e mbetur në tentativë të një karburanti tjetër në Kurbin, në dy data të ndryshme.
Në pranga kanë përfundua dy persona, ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim. Më datë 28.07.2017, rreth orës 03:00, në Skuraj të rrethit Kurbin, të armatosur dhe të maskuar, 3 shtetas në bashkëpunim me njëri kanë vjedhur pikën e një karburanti ku kanë marrë shumën monetare 110.000 lekë të rinj.
Më datë 28.02.2018, rreth orës 00:20, kanë tentuar të vjedhin po më armë pikën e një karburanti në aksin rrugor Milot – Thumanë.
Si autorë të dyshuar të këtyre rasteve, janë identifikuar shtetasit: – F. T., 24 vjeç, banues në Kurbin ( i dënuar më parë) – F. T. , 27 vjeç, banues në Kurbin ( i dënuar më parë) të cilët janë arrestuar në flagrancë.
Si dhe është shpallur në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit F.K.30 vjeç, banues në Kurbin (i dënuar më parë).