“Vrasësi i Kejsit nga Laçi, një fajdexhi dhe gjobëvënës, mbrohej nga policia"

Diel, 15 July 2018 13:22

Ish-kryeministri Sali Berisha, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka publikuar një denoncim të qytetarit dixhital i cili thotë se autori i vrasjes makabre të të riut nga Laçi, Kejsi Hysa, ishte një fajdexhi dhe gjobëvënës i mbrojtur nga policia.

Postimi i plotë

Vrasesi i Kejsit djalit nga Laçi ishte fajdexhi dhe gjobvenes!

Qytetari dixhital denoncon:

Vrasesi i Kejsit ishte fajdexhi, gjobvenes i mbrojtur nga policia!

Banda e Lacit, pjestaret e saj paguajne gjykatets dhe prokurore per ti lene te lire!

Vrasje te tjera mafioze nga banda do te kete perseri!

Lexoni mesazhin e plote te tij. sb

“Respekte e shendet z Berisha. Mediat po mundohen te pasqyrojn si pun te policise zbulimin e vrasjes se kejsi sahit hyses mbas denoncimit qe bete ju ne media se policia e kurbinit dhe e krujes nuk e kishin perfillur denoncimin e familjes. Por ka dicka tjeter z Berisha pjestarer e ketij grupi qe u liruan e qe vjedhin ne itali paguajten 100 mije euro ne prokurori e gjykate , e sot jetojn ne venezia duke grabitur shtepi. Person ne kerkim per vrasje dhe ishte fajdexhi i parave te krimit i grupeve te lacit por ishte dhe gjobvenes gjithnje i respektuar policia se policia vrapon mbas gjobave te makinave e debitoreve te dritave kurse vrasesit te lire a ne kerkim te denuar a ne proces gjygjesor jan fajdexhi ose mbrojtes te serave te hashashit e respektohen nga policia. Te tilla vrasje do te kete perseri”

Modifikuar më Diel, 15 July 2018 13:24
Login to post comments