Mbrojtja e Teatrit/ ”Qëndresë deri në ngujim dhe përplasje fizike”

Diel, 15 July 2018 13:44

“Qëndresa për Teatrin do të vijojë deri në përplasje fizike dhe ngujim”, kjo është ajo që ka thënë sot në Fax News avokatja Mirela Jorgo.

Avokatja u shpreh se artistët kanë një kërkesë të qartë, godina ekzistuese e Teatrit Kombëtar të ruhet, dhe le të ngrihet një godinë e re në një zonë tjetër të Tiranës, ku metri katror nuk është aq i kushtueshëm sa në qendër,.

Jorgo u shpreh se Aleanca do të vijojë me qëndresën dhe me protestat e përditshme, teksa u shpreh se ka shumë besim që presidenti Meta nuk do ta dekretojë këtë ligj.

“Ne do të ngujohemi në rast se qeveria ka ndërmend që të prishë atë godinë. Nuk ka pse prishet ajo godinë që ka historinë e vetë. Unë falënderoj artistët që ishin iniciatorët e nismës për mbrojtjen e Teatrit, pavarësisht lojës së ndjekur nga Erion Veliaj për ti përçarë ata.

Në momentin që presidenti do ta dekretojë këtë ligj, reagimi do të jetë ekstrem, deri në përplasje fizike, që ajo godinë të mos shembet. Kemi pesë muaj që çahen mediat dhe rrjetet sociale, që ai nuk është ligj, po është favorizimi i një kompanie të vetme, mjaft më me këto kalime ligjesh që legalizojnë korrupsionin”, u shpreh avokatja Jorgo. faxnews

Modifikuar më Diel, 15 July 2018 13:45
Login to post comments