Të tjera lëkundje tërmeti me epiqendër Gjirin e Lalzit janë regjistruar orët e fundit. sipas Institutit Gjeologjik, ai më i fundit është regjistruar në Gjirin e Lalzit, në Durrës në orën 10:20 të paradites së kësaj të diele me magnitudë 3.6 ballë i shkallës rihter.
Po kështu, që prej mesnatës janë shënuar edhe katër tërmete të tjera me epiqendër fshatin Kuraten në Durrës, Kashnjet në Lezhë dhe në Delvinë, por me intensitet të dobët, nga 2.1 deri në 2.7 ballë i shkallës rihter. Dy prej lëkundjeve kanë pasur si epiqendër Gjirin e Lalzit, ku është regjistruar edhe më i forti me 3.6 ballë.