Një ngjarje shumë e rëndë ndodhi rreth 3 javë më parë, ku i riu Artur Mjeshtri, ishte duke punuar në një nga minierat e Bulqizës, por i pasiguruar nga kompania që e shfrytëzon.
Tre javë pasi qëndroi në spital, minatori 31-vjeçar në Bulqizë ka humbur jetën, por ngjarja është tentuar të mbahet e fshehur.
Ai është mjekuar prej 3 javësh në spital, por për shkak të plagëve të marra, ditën e djeshme ka ndërruar jetë. Skandali thellohet edhe më tej, pasi kjo ngjarje mbahet e fshehur nga Policia e Shtetit, prokuroria dhe institucionet ligjzbatuese.