Për disa minuta Arsen Selishta, 30 vjeç është përleshur me grabitësit, të cilët kanë qëlluar në drejtim të tij. Ndërsa e gjithë familja është alarmuar dhe kanë njoftuar policinë, grabitësit janë arratisur duke lënë pas të riun e plagosur.
“BalkanËeb” ka siguruar pamjet e vendit të ngjarjes pak minuta pas përleshjes.
Gjithandej ka gjak, në shtrat çarçafët, në tokë pellg gjaku e më pas plaga e hapur në krahun e të riut rikrijojnë të gjithë skenën e ngjarjes së ndodhur në banesën e familjes Selishta në Dibër.
Arsen Selishta mbeti i plagosur me tre plumba dhe aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.