×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

E rëndë/ Vajza bie në gropën e ashensorit në Sarandë, banorët dëgjojnë vajtimet e saj (video)

Diel, 15 July 2018 18:50

U nis të shkonte drejt pallatit më afër plazhit publik në Sarandë, por përfundoi në gropën e një ashensori duke u plagosur rëndë.

Ngjarja ka ndodhur lagjen numër 4 në Sarandë, në një pallat 7  katësh, ku siç mund të shihet në hyrje të tij nuk ka ndriçim dhe për më tepër dera e ashensorit, që nuk është vënë në funksion është e hapur.

Vajza, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur nuk është e zonës dhe ka tentuar të hyjë në ashensor siç thonë banorët e pallatit për të veshur kostumin e plazhit, por nga mungesa ndriçimit dhe duke mosnjohur pallatin ka përfunduar në 4 metra thellësi, duke u plagosur. Ajo nuk lëviz por dëgjohet teksa qan e thotë mes vajit se po i del gjak nga veshi, ndërsa banorët përpiqen ta qetësojnë.

Një vajzë që e shoqëronte shihet teksa e tmerruar bërtet e qan nga frika për të renë që ka rënë dhe nuk lëviz nga vendi ku ndodhet.

Për nxjerrjen e saj është dashur ndihma e zjarrfikëses. Vajza është transportuar drejt Spitalit të Sarandës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Edhe pse i ndërtuar prej rreth 6 vjetësh, në këtë pallat ashensori nuk është  vënë në funksion. Në vend të ashensorit nuk është vendosur asnjë portë për të sinjalizuar banorët apo njerëzit që hyjnë në këtë pallat se në vend të ashensorit aty ka një gropë, duke rrezikuar jetë të tjera njerëzish.

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...