Ka ndërruar jetë ish i dënuari politik Avni Xhomaqi. I lindur më 18 dhjetor 1924 në Bejkovë të Kolonjës në një familje me tradita nacionaliste, ai që ri iu bashkua organizatës Ballit Kombëtar. Si “armik i popullit” arrestohet më 23 maj 1945 dhe dënohet fillimisht me vdekje pushkatim, por dënimi iu kthye me burgim të përjetshëm. Vuajti dënimin 10 vjet në burgun e Burrelit. Pas lirimit, gjithë periudhën e komunizmit internohet në fshatrat e Elbasanit. Nga viti 1991 u zgjodh anëtar i kryesisë së Shoqatës së Dënuarve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë. Më 18 prill 2017, dekorohet nga presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani i dha dekoratën e Artë të Shqiponjës.