Autobusët e Tiranës si “furra”, qytetarët: Po na djegin për së gjalli

Premte, 20 July 2018 08:50

Qytetarët në Tiranë ankohen se udhëtimi me autobus iu është kthyer në stres pasi linjat e transportit publik nuk ndezin kondicionerët.

ABC News u interesua pranë Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit, ku drejtori i monitorimit dhe shërbimeve publike u shpreh se për këtë shkelje operatorët rrezikojnë licensën.

Dritaret hapur apo një freskore. Këtë mënyrë kanë gjetur qytetarët për të mundur vapën e Korrikut, ndërsa udhëtojnë me autobusë në rrugët e Tiranës.

“Me bidon me vete”!

Kondicionerët, tregojnë udhëtarët, nuk ndizen në shumë prej linjave të transportit publik e kjo ja ka kthyer në stres lëvizjen.

“Vapë e madhe, mos e pyet. Nuk i hapin kondicionerët. I kemi thënë edhe shoferit, fatorinos, por nuk të dëgjon njeri. Lekët i paguajmë dhe kur vjen puna, plasëm”.

“Vapë është se sipërmarrësit e firmave nuk i ndezin kondicionerët sepse një autobus mund të shpenzojë deri në 25 litra naftë gjatë 16 orëve që punon”.

Ankesat për mosndezjen e kondicionerëve kanë mbërritur dhe pranë Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit. Ndërkohë inspektorët kanë nisur kontrollet në terren.

“Kanë qenë diku te 100 masa administrative vetëm për mosndezjen e kondicionerëve. Duhet të jetë një bashkëpunim midis qytetarëve dhe linjave të autobusave dhe operatorëve sepse duke mbajtur dritaret mbyllur atëherë kondicioneri funksionon në 100% kapacitet”.

Vlera e gjobës varion nga 2 mijë në 5 mijë lekë të reja dhe duket se kjo nuk u ka bërë përshtypje shoqërive të transportit, të cilët vijojnë të mos e vënë në funksion kondicionerin. Drejtori i Monitorimit dhe Shërbimeve Publike pranë Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumtorit tregon se me tre Korrik, kryetari i Bashkisë ka nxjerrë një tjetër urdhëresë.

“Urdhëresa e fundit në lidhje me masat administrative, të gjitha këto grumbullohen pranë komisionit të posaçëm dhe atëhere komisioni fillon dhe merr vendimin për heqjen e pikëzimit. Heqja e pikëzimit përktheht ndryshe deri në prishjen e kontratës”, tha Drejtori i Monitorimit dhe Shërbimeve Publike.

Pranë komisionit kanë mbërritur ankesat e para. Pas shqyrtimit të tyre vendimin pritet ta japë në fund të muajit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...