Një grup të rinjsh janë bërë pjesë e një sherri të ndodhur në bulevardin “Ismail Qemali” në qytetin e Vlorës.
Si pasojë e kësaj përplasjeje me thika e mjete të forta dy persona janë plagosur. Ata ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që policia ka shoqëruar disa persona për t’i marr në pyetje.
Identiteti i personave të përfshirë në sherr dhe arsyeja e konfliktit nuk bëhen me dije, por policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.