Një aksion i ndërmarrë nga Guardia di Finanza i Veronas ka çuar në pranga 5 persona, të gjithë shqiptarë dhe të akuzuar për trafik droge.
Në këtë aksion janë sekuestruar edhe 9 kilogramë drogë, kokainë dhe kanabis.
Të arrestuarit janë me inicialet L. E., 31 vjeç, G. L., 40 vjeç, A. M., 32 vjeç, U. E., 33 vjeç dhe B. B., 37 vjeç.
Hetimet kishin nisur në muajin mars pas arrestimit të një shpërndarësi droge me 100 gramë kokainë.
Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe dhjetëra celularë e dy makina.