Një 59-vjeçar nga Durrësi ka humbur jetën ditën e djeshme në Dhërmi.
Sipas njoftimit të policisë së Vlorës, shtetasi me inicialet D. H., ishte me pushime në plazhin e jugut.
Fatkeqësisht 59-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë rrugës pasi ka pësuar atak kardiak, bëjnë me dije burimet zyrtare.
Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për hetime të mëtejshme.