Një video e cila ishte bllokuar dhe hequr nga rrjetet sociale me ndërhyrjen e qeverisë është risjellë sot në vëmendjen e publikut nga ana e shefit të departamentit të mjedisit në Partinë Demokratike Jamarbër Malltezi.
Në këtë video pasqyrohen një sërë mashtrimesh të mëparshme të Edi Ramës që nga koha kur ka qënë Ministër Kulture dhe Kryetar i Bashkisë së Tiranës, premtim-mashtrime këto që lidhen drejpërsëdrejti me pronat publike dhe tjetërsimin e tyre për interes të grupeve të caktuara të lidhura me Edi Ramën.
Kjo video shumë interesante u referohet premtimeve të Ramës që me kinema “Millenium” në fillim të Rrugës së Kavajës apo ish-kinema “17 Nëntori” të cilat siç dihet sot nuk ekzistojnë më.
Ja video dhe postimi i plotë i Malltezit
“uauuu arrita te gjej nje video te zhdukur nga ushtria e sharesave te paguar te qeverise. Sot thote qe do kete kontrate per TEATRIN. Por edhe per Kinema Millenium ka nje kontrate ne fuqi POR KU ESHTE KINEMAJA?”