Ndërkombëtarët kundër KPK-së, duan shkarkimin e kreut të Kughtetueses

Premte, 20 July 2018 17:21

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka dalë kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për vendimin e dhënë pro kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.

Ky i fundit është i vetmi gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese që kaloi vettingun, duke mbetur i vetëm në këtë institucion, pasi KPK ka rrëzuar të gjithë anëtarët e kësaj gjykate.

Por sipas ONM edhe Bashkim Dedja nuk duhej të kishte kaluar vettingun.

Për këtë arsye Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka kërkuar nga Komisionerët Publikë, animimin e vendimit të Dedjen.

Njoftimi i Komisionerëve Publikë:

Në datë 13.07.2018, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit u ka njoftuar Komisionerëve Publikë vendimin nr.24, 13.06.2018 në lidhje me konfirmimin në detyrë të z. Bashkim Dedja, kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

Në të njëjtën datë, 13.07.2018, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar këtë vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Komisionerët Publikë janë duke shqyrtuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Afati i fundit për të paraqitur ankim nga Komisionerët Publikë është data 28.07.2018

Modifikuar më Premte, 20 July 2018 17:24
Login to post comments