Një 39-vjeçar ka denoncuar në polici zhdukjen e bashkëshortes së tij bashkë me dy fëmijët e mitur.
Burime zyrtare nga policia e Sarandës bënë me dije se shtetasi me inicialet S.A., nga Saranda kallëzoi dje zhdukjen e gruas, 29-vjeçares me inicialet M.A.
“Më datë 19.07.2018, shtetasi S.A., vjeç 39, banues në Sarandë, kallëzon se i është larguar nga banesa bashkëshortja M.A., vjeçe 29, banuese në Sarandë, me dy fëmijët e saj të mitur”, thuhet në njoftimin e policisë.