Më datë 20.07.2018, rreth orës 14:10, një qytetar ka dorëzuar pranë ambienteve të Komisariatit të Policisë Nr.3, një zonjë të moshuar të cilën e ka gjetur në qendër të Tiranës, në rrugën “Urani Pano”.
Zonja pohon se quhet Lumnesha Micolli, rreth 88 vjeçe dhe shfaq shenja të sëmundjes së sklerozës.
Zonja ndodhet në ambientet e Komisariatit të Policisë Numër 3.
Policia e Tiranës fton çdo qytetar që ka informacion dhe njeh familjarët e zonjës në fjalë të telefonojnë në numrin pa pagesë 112 ose në numrin e Sallës Operative 069 411 0202.