Ish-mbështetësi e paralajmëron kryeministrin Rama

Premte, 20 July 2018 22:02

“Nëse ai hedh këtë (Teatrin) në erë, edhe pallatet do hidhen në erë”. Kjo është deklarata e Maks Velos nga foltorja e protestës së artistëve. Velo mbështeti deklaratën e Lulzim Bashës.

“Kishte një gjë Basha sot me shumë rëndësi që paralajmëronte Fushën që ato pallate do hidhen në erë në bazë të ligjit antimafia. Kjo ishte gjëja më me rëndësi. Ai paralajmëronte Fushën që pallatet janë të paligjshme në bazë të ligjit antimafia.

Dhe nëse ai hedh këtë (Teatrin) në erë, edhe pallatet do hidhen në erë. Ka dalë dhe një çudi. Ai arkitekti na llogariste si sipërfaqe të Teatrit dhe këtu poshtë nën bark dhe thoshte: “Po të doni dilni atje dhe bëni performanca. Ka një kafe brenda 500 metra katror, se s’mjaftojnë kafet jashtë. Ja ky është ai Teatri i famshëm”, – tha Maks Velo.

Modifikuar më Premte, 20 July 2018 22:07
Login to post comments