Vogëlushja në foto është Bleona Mataj, vajza nga Kukësi e cila u rrëmbye në malin sipër fshatit të saj Zapod, në prani të 5 vajzave të tjera dëshmitare. 22 Maji i vitit 2010-ës do mbetet gjatë në kujtesën e të ëmës Bukuries e cila nuk rresht së kërkuari për të bijën. Megjithse është përfolur shumë se Bleona është shitur për arsye birësimi ose trafikim organesh jashtë vendit, gjithnjë e më shumë po shtohen dyshimet se ajo është vrarë për shkak të një sekreti që e ka mësuar rastësisht dhe përgjegjësit për këtë janë brenda rrethit të ngushtë familjar.... Vetëm hetimi me metoda speciale nga oficerë policie të trajnuar mirë mund të zbulonte misterin e vërtetë pas këtyre lajmeve të frikshme... Në momentin e zhdukjes ajo ishte 6 vjeçe ndërsa këtë vit mbush plot 14 vjeçe.
Bleona Zamir Mataj
Datëlindja: 29 Gusht 2004
Vendlindja: Zapod, Kukës
Ngjyra e flokëve: kafe
Ngjyra e syve: të zinj
Shenja të veçanta: ka një shenjë te djegur në pjesën e qafes.
Nëse keni ndonjë informacion për fatin e Bleona Mataj, ju lutemi të na kontaktoni në inbox ose duke dërguar email në adresën: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
Anonimati juaj do të ruhet plotësisht!