“Fotografojeni krimin”, shihe Leze, çfarë është bërë nga papërgjshmëria jote

Saturday, 21 July 2018 11:05

Akademiku Artan Fuga nëpërmjet një shënimi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me situatën ku e kanë çuar Teatrin Kombëtar.

Postimi i plotw

Çfarë pamje magjepsëse! O mrekulli e qëndismave të stërgjysheve disi të ngrëna nga koha që më kujtoni dalë nga sepetet artin e dikurshëm të fisit tim!

O rrudha të fisme në faqet e tua, o i moçmi që je prova time se nga kam ardhur! O thinjat në vetullat mbi sy që tregojnë se ke jetuar, ke vuajtur, të kanë torturuar por ke jetuar, e mbijetuar!

O stigmat e të gjithëditurit të Nazaretit, o plagët hyjnore që ke marrë e të bëjnë të shenjtë! O trupi i Mëmës që bart krenare shenjat se ke lindur djelm e varza që mbajnë lart flamurin e njerëzmit!

O heroi i kulturës shqiptare që të kanë goditur por nuk kanë të mposhtur! O i urti i Botës që ecën në heshtje pa ua venë veshin atyre që të kanë gjuajtur me gurë shtigjeve të historisë!

O i varfri plot nder, mesazh i Hyjnores!  O anija e vjetër në dallgë që nuk jepesh! O i braktisuri i mençur që sheh me sy ironie dhe faljeje të gjithë ato dhe ata, të pakët, që nuk e dinë, nuk e kanë mësuar, se vazhdimësia e jetës, kujtesa e jetës, e mban gjallë qenien njerëzore!

Me vjen t'i puth ato plagë! Ato plagë që t'i zbuluan për të turpëruar sikurse një Nëne disa me maska i hoqën me dhunë shaminë e kokës, shenjë e lumturisë, qetësisë të amshuar, zisë, gëzimit, të gjitha bashkë!

Të zhveshën që të poshtërojnë me nudizëm, dhe ti ngrihesh gjigand si prova e krimit të braktisjes nga ne djemtë dhe vajzat e tua plangprishës.

Fotografojeni krimin! Përhapeni në të gjithë botën këtë foto!

Ali Pasha me kokë të prerë! Shoqëria shqiptare që rreh veten me kamzhik dhe pastaj pyet : Perse me dhemb!

O muri im i qarjeve, psherëtimave, vuajtjeve, pendës ndofta! Aty, aty, duhen bërë mbrëmjet e rezistencës qytetare!

Qarjet e gëzimit! Vajtëm te vendi i krimit! 1Shihe Leze se çfarë ka ndodhur nga papërgjegjshmëria jote dhe e gjithë atyre që kanë kaluar e hipur në atë mushkë që sot je ngarkuar ti, dhe nuk dihet se nga i çon drutë!

Login to post comments