Shkëputja e kabllove elektrike në Tiranë është bërë një fenomen shumë I rrezikshëm për jetën e qytetarëve.
Mbrëmjen e djeshme në lagjen “Pjetër Budi” ka pasur kabllo të shkëputur dhe deri mëngjesin e sotëm asnjë nuk ka prishur rehatinë për të rregulluar këtë problem.
Burime për 55news.al tregojnë se situata ishte e frikshme pasi edhe ndriçimi nuk është I mjaftueshëm në këtë rrugë.
Për fat të mirë nuk pati asnjë incident, por një pakujdesi e tillë rrezikon çdo ditë e më shumë jetën e banorëve në Tiranë./55news.al