BETONIZIMI/Lejet e ndërtimit, 120% më shumë se 3-mujori i parë i 2017, 200% me shumë sipërfaqja

Diel, 22 July 2018 14:55

Sipas të dhënave zyrtare, vetëm në tremujorin e parë të 2018 krahasuar me tremujorin e parë të vitit pararendës, është shtuar me afër 120% numri i lejeve të ndërtimit. Ndërkohë që është shtuar me 200% sipërfaqja e ndërtimit.  Shtimi i lejeve të ndërtimit është në kontradiktë të thellë edhe me të dhënat e Bankës së Shqipërisë, se kreditimi bankar për shtëpi për qytetarët është në rënie. Gjithashtu, sipas të dhënave zyrtare niveli i përgjithshëm i depozitave të qytetarëve shënon rënie. Të dhënat e mësipërme tregojnë rrezikun e krijimit të flluskave financiare në sektorin e ndërtimit ose shfaqjen e trysnisë së financimeve me burime joformale.

Modifikuar më Diel, 22 July 2018 15:13
Login to post comments