Konfindustria paralajmeron, në një njoftim për shtyp, se gjate vitit ne vazhdim po shfaqen shenja te dukshme per rrezikun e krijimit te piramidave ne sektorin e ndertimeve urbane te shtrira ne gjithe vendin, por sidomos ne Tirane dhe qytetet kryesore te vendit. Sipas te dhenave zyrtare, vetem ne tremujorin e pare te 2018 krahesimisht me tremujorin e pare te vitit pararendes, eshte shtuar me afer 120% numri I lejeve te ndertimit te dhena si dhe eshte shtuar me 200% siperrfaqja e ndertimit.
Konfindustria vlereson, në një njoftim për shtyp se shtimi dramatik i kerkesave per leje dhe siperfaqeve te ndertimit nuk perligjet nga rritja e ulet ekonomike e viteve te fundit, qe nuk kalon mesataren e 3.5% te PPB.
Shtimi i lejeve te ndertimit eshte ne kontradikte te thelle edhe me te dhenat e Bankes se Shqiperise, se kreditimi bankar per shtepi per qytetaret eshte ne renie. Gjithashtu, sipas te dhenave zyrtare niveli i pergjithshem i depozitave te qytetareve shenon renie. Te dhenat e mesiperme tregojne rrezikun e krijimit te flluskave financiare ne sektorin e ndertimit dhe/ose shfaqjen e trysnise se financimeve me burime joformale.
Konfindustria vlereson, se eshte e mundshme, qe frika nga fillimi i procesit te vettingut ne sistemin e drejtesise, politike dhe institucionet shteterore, shoqeruar me shtrengimin e qarte te trysnise nga agjencite nderkombetare te sigurise, ka shtuar fluksin e parave me origjine te dyshimte, qe hyn nga jashte dhe kerkon te investohet vend. Renia e forte e monedhes euro me mbi 10 pike ne pjesen e pare te vitit 2018, mund te shpjegohet vetem me flukset hyrese te pakontrilluara te kapitaleve te dyshimta dhe perkon ne kohe me rritjen e kerkesave dhe lejeve te leshuara ne sektorin e ndertimit.