Ramës i djegin akuzat për Dvoranin, reagon ndaj PD

Hënë, 23 July 2018 15:17

Edi Rama sot është kujtuar të flasë për vettingun dhe të nxjerrë sërish mburojën e tij, se gjoja ky proces është duke u montuar nga ndërkombëtarët.

Pasi i ka shkarkuar të gjithë ata që sipas tij, kanë qenë kundër, Rama sot doli e foli sërish për ndërkombëtarët, pas muajsh shpërfillje që u ka bërë.
Është pikërisht ONM (Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit) që shpesh herë ka dalë kundër KPK-së, por që nuk ka ndikuar në vendimmarrje.

E sot, kur në KPK ka dalë miku i tij dhe i Fatmir Xhafajt, Adrian Dvorani, Rama është kujtuar të flasë.

Ja çfarë shkruan Edi Rama në Twitter:

Vetingu po vepron në pavarësi të plotë e monitorim ndërkombëtar.

Fletërrufetë kundër Vetingut janë dëshpërimi i atyre që e mbushën me llum Pallatin e Drejtësisë! Loja mbaroi.

Gjykatat e sipërme do pastrohen deri në fund e do ringrihen për ta bërë më në fund drejtësinë Drejtësi

Login to post comments