Nëse menduat se këto ditët e nxehta që sapo kaluam e larguan dimrin, kjo nuk është e vërtetë.
Na pret një mini-dimër i shkurtër përpara se të rikthehen temperaturat përvëluese.
Shqipëria mbetet në kushtet e vranësirave dhe shirave të herë pas hershëm, rrebeshet priten kryesisht në Veri dhe zonat Qendrore deri në orët e pasdites kur shirat pakësohen në të gjithë vendin.
Ndërsa nesër dhe në vijim deri të premten, vranësirat dhe shirat shfaqen kryesisht në pjesën e dytë të ditës në ekstremin Verior dhe zonat Lindore -Juglindore.
Tabloja termike paraqet vlera tipike të muajit korrik deri të enjten kur sërisht pritet rritje e temperaturave në të gjithë Shqipërinë.
Ditët e fundit të korrikut dhe fillim-gushti mbeten në vlera termike 4-5°C mbi maksimumet tipike përkatëse.