Erion Veliaj mërziti të madhe të vogël, çdo ditë në televizor, për të promovuar gjelbërimin e Tiranës. Por pas propagandës fshiheshin, lejet e ndërtimit që shndërronin lulishtet kryeqytetit në kantiere ndërtimi të kullave. Një tjetër dëshmi se Veliaj nuk e ka patur për qëllim gjelbërimin e kryeqytetit është edhe kjo foto e postuar nga deputeti demokrat Edi Paloka. Ai akuzon Veliajn për prerje të disa pemëve historike në kryeqytet.
Postimi i Palokës:
“E mbani mend Velinen qe dilte cdo dite ne media duke mbjelle peme sa ju merzit dhe “mamit”( sipas deklaratave “mbolli” 120 mije peme ne 3 muaj qe do te thote rreth 1300 peme ne dite, gati nje peme ne minute. Po kjo eshte histori tjeter...)
Keto peme ne mes te Tiranes , jane prere ne mes te nates po nga Velina. Qytetaret e fotografuan kete masaker paradite. Sigurisht ne foto mungon Velina dhe pupacet e gjelbërimit”