Policia e Shteti ka sekuestruar ditën e sotme një sasi prej 25 kg marijuanë, 4 litër vaj hashashi dhe 1 armë zjarri, ndërsa ka vënë në pranga edhe 4 persona.
Njoftimi i Policisë
Sektori për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë dhe Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme, pas një pune operacionale dhe profesionale të mirë organizuar, të ndjekur me metoda proaktive për një periudhë kohore disa javore, finalizuan me sukses operacionin e koduar "Summer storm".
Si rezultat i tij u sekuestruan:
- 200 kg lëndë narkotike e dyshuar marijuanë
- 4 litër vaj hashashi
- 1 armë zjarri pistoletë me 7 fishekë
- 2 automjete
- 4 celularë
Të kapur në flagrancë në aksin rrugor Fushë Krujë - Mamurras, u arrestuan shtetasit:
- Tofik Koleci, 54 vjeç, banues në Krujë
- Miri ( Ardit) Koleci, 32 vjeç, banues në Krujë
- Mirand Qira, 42 vjeç, banues në Krujë
- Ndriçim Doku, 39 vjeç, banues në Krujë
Vazhdon puna për evidentimin e personave të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë për ndjekje të mëtejshme për veprat penale " Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike' kryer në bashkëpunim" dhe " Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit" parashikuar nga nenet 283/2-25 dhe 278 të Kodit Penal.