Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka dhënë pasaportën shqiptare këngëtares nga Kosova, Nora Istrefi përmes një dekreti që mban numrin 10822 dhe datën 12.7.2018.
Po ashtu, me pasaportë janë pajisur edhe vëllai i saj Bledi dhe nëna, Syzana. Ndërsa, këngëtarja tjetër e familjes Istrefi, Era ka marrë pasaportën shqiptarë disa muaj më parë; gjë që i mundësoi asaj të përformonte në finalen e Kupës së Botës, pasi Rusia nuk e njeh shtetin e Kosovës.