Zjarret në Greqi, dyshohet për 3 shqiptarë të vdekur, 2 prej tyre fëmijë

Tuesday, 24 July 2018 11:23

Situata në zonën të Atikës në Greqi është ende shumë e rrezikshme, ndërsa deri më tani raportohet për më shumë se 50 viktima, dhe më shumë se 160 të lënduar.

Në një lidhje live për News 24, korrespondentja për Greqinë, është shprehur se kjo zonë është shumë e populluar nga shqiptarët, dhe gjatë këtyre orëve ajo ka pasur kontakt me disa prej tyre.

Gazetarja tha se brenda makinës së një shqiptari është gjetur një viktimë, por ende nuk dihet nëse është trupi i një të riu nga Tepelena. Po ashtu, mësohet se janë edhe dy fëmijë shqiptarë të vdekur. 

Ndërkohë, ajo është shprehur se nga dëshmitë që ka pasur nga shqiptarët që kanë mundur t’u shpëtojnë flakëve, i është pohuar se favori që ata kanë pasur, ka qenë njohja e mirë e zonës, pasi jetojnë aty edhe gjatë dimrit, dhe kjo i ka ndihmuar që të largohen përmes rrugicave dhe të dalin më shpejt në det.

Pjesa më e madhe e viktimave janë gjetur të shkrumbuar në makina, duke mos pasur mundësi të largohen.

Ndërkohë, “Report Tv” ka marrë një dëshmi nga një emigrant shqiptar, Mondi Sinaj, i cili në një lidhje telefonike nga Athina shprehet se në zonën që ka rënë zjarri kishte shumë shqiptarë që punonin në banesat që janë djegur, ndërsa nga informacionet e para janë 13 të lënduar.

Përsa i përket shqiptarit që dyshohet se ka humbur jetën, ai është nga Tepelena dhe sipas Sinajt, nuk arriti që të dalë nga makina, pas zjarrit.

“Në fakt në zonën e zjarreve ka pasur shumë shqiptarë të cilët punojnë nëpër shtëpitë e grekëve. Kemi informacion se 13 shqiptarë janë lënduar nga flakët. Kam folur me shumë prej tyre. Flitet edhe për një djalë nga Tepelena që dyshohet se është djegur në makinën e tij, por nuk e dimë 100% të saktë.

Kemi pasur shumë ndihmë nga ambasada. Janë interesuar deri vonë në orët e mbrëmjes. Zjarret kanë rënë kudo në Athinë në të gjitha anët. Kam parë gra dhe fëmijë që vuajnë dhe digjen, është diçka që nuk përshkruhet me fjalë, kam parë masakër me sy.

Ato që hoqëm dje nuk mund të përshkruhen dot. Njerëzit u hodhën në det për të shpëtuar. Është diçka e tmerrshme. Unë isha në shtëpi dhe u interesova për njerëzit që njihja. Zjarri ishte me shpejtësi për shkak të erës”, është shprehur ai.

Modifikuar më Tuesday, 24 July 2018 11:27
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...