T’i numërosh të zezat Erion Veliajt dhe mashtrimet e njëpasnjëshme të duhet kohë e gjatë.
Ky njeri që sa herë që flet mashtron si një gënjeshtar profesionist doli dje dhe nxori gënjeshtrën e radhës drejtuar qytetarëve të Tiranës kur premtoi trenin elektrik.
Projekti për gjoja linjën e re të transportit me tren elektrik mes Tiranës dhe Durrësit në radhë të parë ka një pikëpyetje të madhe që lidhet me faktin që ky duhet të ishte një projekt i qeverisë qendrore dhe jo i bashkisë. Dëshira për t’i zënë vendin shefit e ngatërron Lali Erin.
Po ajo që është edhe në më skandaloze është se ky maniak i mashtrimit dhe gënjeshtrës harron se edhe vendet më të zhvilluara të botës po i heqin linjat e trenave elektrikë për shkak të kostos së madhe. Dhe Lali Eri na e premton të na e bëjë në kryeqytetin me më shumë të varfër deri në mjerim, na qytetin ku nuk ka ujë dhe kanalizime.
Madje edhe në komisione ia nxorën gënjeshtrën Lalit të Rilindjes ku doli qarë se ky është një projekt shumë i shtrenjtë dhe Shqipëria nuk i përballon dot më shumë se 12 mln euro ndërkohë që këta zotërinjtë nuk e gjejnë dot lekët për të Teatrin Kombëtar.
Sot Tirana është në situatën më të keqe që ka qenë ndonjëherë. Sot kryeqytetasit jetojnë më keq për shkak se jeta është shtrenjtuar. Sot kryeqytetasit e paguajnë 60% më shtrenjtë ujin, parkimi në Tiranë përveçse vijon të jetë i pamundur tanimë është edhe më i shtrenjtë se kryeqytete në Evropë, zero vende pune janë krijuar. Lali i trenave elektrikë që në fakt nuk është asgjë më shumë sesa “lali i dekovilave” duhet shporrur sa më parë që Tiranë t’i rikthehet përgjegjshmëria në krye të punëve. /55news.al/