Për shkak të zjarreve në zonën e Athinës numri i personave që humbën jetën ka shkuar në 54, ndërsa akoma më i lartë është ai i të plagosurve dhe i të humburve.
Por a rrezikohet edhe Shqipëria nga zjarret njësoj si fqinji jonë jugor?!
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit sot pasdite pritet rrezik “i ulët” në qarqet Fier dhe Vlorë, ndërsa qarqet e tjera “s’ka rrezik” për zjarre.
Nesër (e mërkurë, dt.25) pritet një rritje e lehtë e rrezikut për zjarre kryesisht në pjesën Perëndimore të vendit.
Sot pasdite (e martë, dt.24) dhe nesër (e mërkurë, dt.25), priten reshje pothuajse në të gjithë vendin. Në pjesën më të madhe të qarqeve ato do të jenë të dobëta, deri lokalisht mesatare.
Reshjet mund të shoqërohen edhe me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark), më të mundshme në zonat kodrinore-malore dhe në zonat pranë tyre gjatë pasditeve.
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 20 / 30 °C, në vendet e ulëta: 19 / 28 °C dhe në vendet malore: 13 / 23 °C.