Uji në rubinetat e shtëpive të njësisë administrative të Otllakut në Berat vjen i ndotur.
Uji, që sipas banorëve është përzierë me ujërat e zeza, as nuk mund të konsumohet dhe as të përdoret për gatime.
Tre ditët e fundit situata është përkeqësuar. Kjo gjendje prek 500 familje, anëtarët e të cilave protestuan këtë të martë.
Autoritetet janë në dijeni të problemit, por ende nuk kanë gjetur shkakun e ndotjes së ujit../tch