Një 20-vjeçare është përplasur nga një motor teksa po kalonte rrugën në afërsi të Parlamentit në kryeqytet.
Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në në rrugën “George Bush”.
Në ndihmë të 20-vjeçares kanë ardhur kalimtarë të rastit të cilët i dhanë ndihmën e parë më pas ajo është dërguar në spital për të marrë mjekimon e nevojshëm.
Policia ndaloi drejtuesin për të sqaruar rrethanat e aksidentit.