Policia e Elbasanit ka arrestuar një 30-vjeçar i cili për motive të dobëta i ka djegur shtëpinë vjehrrit të tij.
Çlirim Kasa, banues në fshatin Reçan, dogji plotësisht banesën e 63-vjeçarit me iniciale M. S.
Fatmirësisht, nga zjarri nuk pati asnjë person të lënduar.
Mësohet se para se ti vinte flakën shtëpisë, i riu ishte konfliktuar me vjehrrin e tij për arsye të panjohura.