SHBA: Shqipëria vend i pasigurtë për bizneset amerikane, jo investime

E mërkurë, 25 July 2018 07:17

Shqipëria ka hyrë në një spirale të rrezikshme. Prej javësh tashmë sistemi i drejtësisë është në kolaps të plotë e ndërsa nuk mungojnë skandalet e shumta qeveritare që lidhin ekzekutivin me klientela korruptive apo grupe oligarke që përfitojnë para në kurriz të taksapaguesve shqiptarë.

Ndërkohë shpeshherë është theksuar nga organizmat ndërkombëtarë mungesa e shtetit ligjor.
E gjithë kjo panoramë e zymtë duket se po ndikon jashtëzakonisht keq në të ardhmen e vendit dhe në mënyrën  se si e shohin sipërmarrjet e huaja investimin në Shqipëri.
Rasti më flagrant është ai i biznesit amerikan i cili e sheh vendin tonë si një vend të pasigurt për investim nga sipërmarrjet amerikane. Zbulohet se raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit lidhur me klimën e biznesit për vitin 2018  (Investment Climate Statements for 2018) nuk e ka përfshirë fare Shqipërinë, ndryshe nga një vit më parë, pra 2017, ku ishim pjesë e listës së vendeve që SHBA i sugjeron investitorëve amerikanë për të bërë biznes. Raporti i DASH për vitin 2017, ku e ka përfshirë Shqipërinë në vendet që sugjeron për të bërë biznes, sipërmarrja amerikaneMungesa e Gjykatave në vend, të cilat janë të paralizuar si pasojë e Vettingut, kryesisht ajo Kushtetuese dhe ajo e Lartë ndikon më shumë se negativisht në besimin tek sipërmarrjet e huaja. Në një vend ku drejtësi ndodhet në kolaps, nuk ka sesi të ketë investime të huaja. Dhe kur këtë ta thotë SHBA, vërtetohet se situate është jashtëzakonisht e rëndë! Screenshot_5.jpgScreenshot_1.jpg

Modifikuar më E mërkurë, 25 July 2018 09:50

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...