Procesi i digjitalizimit – Propozohet shtyrja e afatit deri në fund të 2018

E mërkurë, 25 July 2018 07:19

Propozohet që të shtyhet deri në fund të vitit procesi i digjitalizimit. Gjatë mbledhjes të thirrur me urgjencë për shkak të problematikave nga shoqata e Transmetuesve Radioteleviziv Kabllorë Valorë-RRTL, janë bërë një sërë kërkesash që lidhen me frekuencat, financimet, reklamat dhe pagesat që duhet të bëjnë televizionet lokale. Këto të fundit janë ankuar për tarifat shumë të larta që aplikon RTSH-ja. Por sipas përfaqësuesit të RTSH-së, Henri Muça, tarifat që po aplikohen janë të arsyeshme pasi  flasim për 6 transmetues të vënë në dispozicion.

Në lidhje më kërkesën e televizioneve lokale për shtyrjen e afatit të digjitalizimit nga 31 korriku deri në një moment të dytë. Kryetari i AMA-së ka propozuar që ky proces të  shtyhet me një muaj, por përfaqësuesi i RTSH nuk ka qenë i të njëjtit mendim pasi  shtyrja ka kosto.
Pas replikash e kundër replikash nga të gjitha palët, kryetarja e komisionit të mediave Albana Vokshi ka dalë me disa propozime konkrete.
Palët ranë dakord që të organizohet një tryezë tjetër deri në fund të shtatorit ku do të diskutohen të gjitha propozimet në kuadër të procesit të digjitalizimit.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...