Në gjysmën e parë të vitit 2018, numri total i kalimeve kufitare të parregullta në BE pothuajse u përgjysmuan krahasuar me një vit më parë, numri i të cilëve ishte rreth 60 430.
Kjo shifër e bërë publike në raportimin më të fundit të Frontex, agjencisë Europianë për Kufijtë tokësore dhe bregdetarë, tregon se ulja e rrjedhës migratore ka ardhur kryesisht për shkak të presionit të ulët migrator në rrugën Mesdhetare Qendrore.
Në qershor, rreth 13 100 kalime të parregullta u zbuluan në rrugët kryesore të migracionit në BE, 56% më pak se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Ndërsa në Mesdheun Qendror dhe atë lindor ka rënë fluksi, Ballkani perëndimor, përmes një rruge paralele, atë Shqipëri-Mal i Zi dhe Bosnje e Hercegovinë, ka pasur rritje të presionit migrator.
Ballkani Perëndimor
Rruga kryesore migratore në Ballkanin Perëndimor nga Serbia në Hungari dhe Kroaci, vazhdon të shohë një numër të vogël migrantësh të parregullt. Megjithatë, një rrugë paralele nëpërmjet Shqipërisë, Malit të Zi dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, si dhe nga Serbia në Bosnje Herzegovinë, ka parë rritje të presionit migrator në qershor.
Mesdheu Perëndimor
Muajin e kaluar, Mesdheu Perëndimor për herë të parë u bë rruga më migratore në Evropë. Numri i emigrantëve që arritën në Spanjë u rrit me 166% krahasuar me një vit më parë në gati 6 400 në qershor. Në gjysmën e parë të vitit 2018, pati rreth 14 700 kalime kufitare të parregullta në Rrugën e Mesdheut Perëndimor, pothuajse dyfishin e shifrës nga një vit më parë. Shtetasit e Marokut, Guinea dhe Mali rezultojnë si shtetasit me numrin më të madh të migruesve në Spanjë këtë vit.
Mesdheu Lindor
Në qershor, numri i emigrantëve të parregullt që merrnin rrugën e Mesdheut Lindor ishte rreth 3’600, gati një e treta më e ulët se në muajin e kaluar. Por për shkak të një rritje të konsiderueshme të kalimeve të parregullta në muajt e fundit në kufijtë tokësorë me Turqinë, numri i përgjithshëm i emigrantëve të zbuluar në rrugën e Mesdheut Lindor në gjashtë muajt e parë të vitit ishte rreth 24 300. Numri më i madh i emigrantëve në këtë rrugë në gjysmën e parë të vitit ishin shtetas të Sirisë dhe Irakut.
Mesdheu Qendror
Numri i emigrantëve që mbërritën në Itali nëpërmjet rrugës Mesdhetare Qendrore në qershor ra në rreth 3 000, duke zbritur 87% nga qershori 2017. Numri i përgjithshëm i emigrantëve të zbuluar në këtë rrugë, në gjysmën e parë të vitit 2018, ra në rreth 16 100, poshtë 81 % nga një vit më parë. Deri më tani këtë vit, Tunizianët dhe Eritreasit ishin dy kombësitë më të përfaqësuara në këtë rrugë, së bashku duke përbërë më shumë se një të tretën e të gjithë emigrantëve të zbuluar atje.
Frontex është Agjencia Europiane për Mbrojtjen e Kufijëve Tokësorë dhe Detarë, e themeluar në vitin 2004. Ndërsa marrëveshja e nënshkruar më Shqipërinë në shkurt të këtij viti, si paraprijë e cceljes së negociatave për vendin tonë, vendos informacionet e rrjedhave migratore për të dy palët. Pasi hyri në fuqi Marrëveshja, Agjencia Kufitare dhe Rojet Bregdetare Europiane janë në gjendje të kryejnë aktivitete operacionale dhe të vendosin ekipet në rajonet e Shqipërisë që kufizojnë BE-në.