Peticioni i turpit për Teatrin Kombëtar, plot me punonjës të administratës

E Enjte, 26 July 2018 14:08

Pjesë e peticionit janë bërë edhe punonjës të administratës dhe që nuk lidhen direkt me Teatrin Kombëtar, siç janë rastet i Besart Canit dhe Danier Shkurtit

54 persona kanë firmosur peticionin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për të shembur godinën e Teatrit Kombëtar. Vetëm 14 është numri i aktorëve dhe regjisorëve që kanë vendosur sërish firmën në këtë peticion, i cili pason atë të muajit qershor, ndërkohë që aktorë të tjerë si Viktor Zhusti, Petrit Malaj, Kastriot Çaushi, Elia Zaharia, Eva Alikaj, Pëllumb Kulla, Josif Papagjoni dhe Haxhi Rama duket se janë tërhequr, pasi nuk ndodhen në listën e dytë.

Por pjesë e peticionit janë bërë edhe punonjës të administratës dhe që nuk lidhen direkt me Teatrin Kombëtar, siç janë rastet i Besart Canit dhe Danier Shkurtit. Mjafton një kërkim i thjeshtë në ‘Facebook’ për të mësuar se këta dy persona nuk janë as aktorë dhe as regjisorë, por janë punësuar në Teatrin Metropol në sektorin e marrëdhënieve me publikun, detyrë që është provizore dhe nuk lidhet me artin.

Pjesë e listës janë edhe persona anonim për të cilët nuk gjen asnjë informacion në media, nëse janë ngjitur ndonjëherë në skenën e teatrit, apo në rastin më të mirë, nëse kanë qenë ndonjëherë aty si spektatorë. /politiko/

Modifikuar më E Enjte, 26 July 2018 14:10
Login to post comments