Një ngjarje e rëndë është shënuar pak minuta më parë kur një efektiv i antidrogës është rrëzuar në malin e Çikës në Vranisht të Vlorës, në një pjerrësi rreth 200 metra. Polici po kontrollonte për parcela të mbjella me kanabis, kur mendohet të ketë rrëshqitur dhe të ketë rënë.
Menjëherë në drejtim të tij është nisur një helikopter i ministrisë së brendshme së bashku me stafin mjekësor. Ndërkohë që terreni ku polici është rrëzuar e bën të vështirë nxjerrjen e tij si dhe uljen e helikopterit.