Zjarret/ Shqiptari ‘hero’ në Greqi, ja gjesti i jashtëzakonshëm

E Enjte, 26 July 2018 14:41

Tragjedia e rëndë që preku Greqinë, ku zjarret morën jetën e 83 personave, ka nxjerrë në pah edhe anën humane të shumë personave.

I tillë është edhe rasti i Petrit Athanasi, shtetas shqiptar që jeton në Greqi, ka ofruar ndihmën e tij për të prekurit nga zjarri. Shqiptari është pronar i një supermarketi në Greqi, ndërsa është cilësuar nga mediat dhe qytetarët grekë si hero për gjestin e tij human, pasi ka shpërndarë ushqime falas.

Në një lidhje telefonike për ‘News24’ Athanasi tha se gjesti i tij është diçka i vogël përballë një situate të rëndë në zonat e prekura nga zjarri. “Situate e rende, ndihmat gjeja me e vogel. Furnizoj furgona e makina me ushqime. Do vazhdoj te ndihmoj njerezit ne Greqi, pasi është diçka e vogël në krahësim me atë që ka ndodhur. Kur djali im luan me fëmijët aty, smund t’i la pa ndihmuar”, tha shqiptari.

Login to post comments