Dy binjaket nëntëvjeçare Sofi dhe Vasiliki Philipopoulou, që ishin me pushime te gjyshërit e tyre në resortin e Rafinës, rezultojnë të humbura që pas ‘apokalipsit’ në Greqi.
Të dyja vajzat u zhdukën të hënën, në natën apokaliptike që zjarri digjte Matin dhe një pjesë të Rafinës në lindjen e Atikës.
Babai, Yiannis Filippopoulos, mendoi se kishte njohur vajzat e tij nga pamjet televizive që tregonin familjet dhe fëmijët e vegjël, teksa dilnin nga një anije që i shpëtoi nga deti në portin e Rafinës.
Nga pamjet dukej një vullnetar që po i hidhte një batanije vajzave.
Por fatkeqësisht, lehtësimi fillestar i babait u kthye në dëshpërim, kur u informua nga policia se vajzat në pamjet televizive, nuk ishin vajzat e tij.
Dukeshin njësoj, por jo, ato nuk ishin vajzat e tij.
Se çfarë ndodhi me dy vajzat, historia e të cilave zuri faqen e parë të “LondonTimes”, është e panjohur. Fotot e tyre po qarkullojnë në mediat greke, në rast se dikush i njeh ato.
Nëse nuk jepet një përgjigje e saktë për fatin e tyre, familja Filippopoulos do të vazhdojë të jetojë nën ankth.