Kreu i Gjykatës Kushtetuese mund të shkarkohet sërish nga vettingu nëse Kolegji i Apelit do të marë parasysh vërejtjet e Komsionerit Publik dhe ONM-në. Dedja i cili u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe kaloi Vettingun tani do të kalojë në një tjetër hallkë.
Atij do t’i duhet që të përballet dhe me Komisionin e Posaçëm të Apelimit (KPA).
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka paraqitur sot një shkresë ku kërkon që kreu i Gjykatës Kushtetuese duhet të kryejë sërish rivlerësimin e tij.
Sipas Komisionerit Publik, provat nuk arrinin në nivel të besueshëm.