E fundit/ Shkarkohet përfundimisht gjyqtari Besim Trezhnjeva

E Enjte, 26 July 2018 17:57

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi vendimin e KPK për gjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Durrsit Besim Trezhnjevën, duke e shkarkuar atë përfundimisht nga detyra.

Vendimi për shkarkimin e Trezhnjevës u mor nga trupa gjykuese Ardian Hajdari, relator Luan Daci dhe Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra gjyqtarin Besim Trezhnjeva në prill pasi nuk justifikoi pasurinë. 

Nuk justifikoi pasurine 20 milione lekë

Në seancën e dëgjimit të11 prillit, u bë me dije se KPK saj ka dalë në konkluzionin seBesim Trezhnjeva ka kryer deklarim të rremë të pasurisë. Ka mosdeklarim të të ardhurave  dhe ka mungese te burimeve financiare të ligjshme.  Sipas Komisionit vlera e pasurisë që nuk justifikohet nga gjyqari është mbi 20 milion lekë. 

Vendimi i Komisionit të Posaçëm të Apelimit

Trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, kryesuar nga Ardian Hajdari, relator Luan Daci dhe anëtarë Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo, sot, më datë 26.07.2018, ora 10:00, në dhomë këshillimi, bazuar në nenin 66/1 gërma “a” të ligjit 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, vendosi:

 Lënien në fuqi të vendimit N14 datë 13.04.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit z. Besim Trezhnjeva. Ky vendim është përfundimtar, i formës se prerë dhe hyn në fuqi menjëherë. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

 U shpall sot, në Tiranë më datë 26.07.2018.

Login to post comments