ONM kërkon shkarkimin e Arta Markut

E Enjte, 26 July 2018 18:13

Burime nga ONM  zbulojnë se pas gjyqtarit Bashkim Dedja, pritet të ankimohet edhe vendimin për kryeprokuroren Arta Markun. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë kryeprokuroren më datën 4 korrik, ku u evidentuan edhe disa shkelje.

Përfaqësuesi i ONM, Teo Jacobs u ndje i zhgënjyer nga mosprezenca e saj gjatë seancës dëgjimore. Kryeprokurorja Arta Marku përfaqësohej nga avokatja e saj.

Sipas ONM-së kryeprokurorja nuk bënte dot dallimin mes shkelësve të ligjit dhe të kriminelëve. Marku kishte vendosur arrest me burg për një person që kishte drejtuar mjetin në gjendje të dehur, që përfaqësuesi i ONM-së e cilësoi shumë të rëndë. Nga ana tjetër të paarsyetuara në dokumentacion sipas KPK-së kanë qenë edhe lëvizjet e prokurorëve që Arta Marku në krye të organit të akuzës.

Login to post comments