Protesta për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka filluar edhe ditën e sotme, ashtu siç ka bërë për mbi një muaj. Artistët kanë dalë sërish para Teatrit duke treguar vendosshmërinë e tyre në mbrojtjen e teatrit nga kalimi në duart e ndyra të oligarkëve.
Artistët i bënë thirrje Presidentit Meta që të mos e dekretojë ligjin që u kalua në parlament me arrogancën e kartonit.
Artistët i bashkohen edhe shqetësimit të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë ku në ligjin e miratuar nga Rama evidentohen shkelje të shumta të kompetencave të qeverisjes vendore nga qeverisja qendrore, duke i marrë në kundërshtim flagrant me ligjin kompetenca që ligji organik ia jap bashkive dhe këshillave bashkiakë më konkretisht. Po ashtu, evidentohet shkelja flagrante e Kartës Europiane të Autonomisë Vendore, e ratifikuar nga vendi ynë, por edhe të ligjit për pronat e paluajtshme.