Deputeti i Partisë Demokratike, Myslimi Murrizi, ka denoncuar gjendjen e fermerëve në fshatrat e Lushnjës.
Ai ka publikuar një video ku thekson se në çdo fshat të Myzeqesëm fshatarët po i hedhin prodhimet pasi nuk kanë ku t’i shesin dhe nuk kanë asnjë mbështetje nga qeveria.
Ai ironizon edhe ambasadoren në ikje të BE-së, Vlahutin, duke shkruar se vetëmajo mund ta zgjidhë këtë hall të madh nëpërmjet vettingut.
“Bujqesia “ nen kujdesin” e plote te Nikos Peleshis. Ne çdo fshat te MYZEQESE, e njejta gjendje skandaloze. Fshati IMESHT i njesise administrative Bubullime bashkia LUSHNJE. Ky fenomen dhe falimentimi i bujqesise eshte ne te gjithe SHQIPERINE. Vetem ROMANA mund ta “ zgjidhe” kete hall te madh, nepermjet vetingut ose seances se jashtezakoneshme per magjistraturen.” – shkrua Murrizi në “Facebook”.
Vetë fermerët thonë në video se nuk kanë mundur ta shesin dot shalqinin dhe për të mos e çuar dëm ua kanë dhënë atë bagëtive.
“Më shumë po e hanë lopët shalqinin sesa njerëzit. Kemi ivestuar shuma të mëdha dhe kemi dalë me humbje.” – thonë ata duke fajësuar mungesën e tregut dhe infrastrukturën e keqe që pengon tregtarët të vijnë te prodhimi.