Në një kohë që procesi i Vettingut ka “turbulluar” jo pak qetësinë e gjyqtarëve, muaji Gusht është muaj i tyre.
Në këtë periudhë ata konsumojnë lejen vjetore, gjatë së cilës nuk ka seanca shqyrtimi në themel për çështjet civile apo penale.
Për këtë shkak të lejes së zakonshme të gjyqtarëve, bazuar në një urdhër të kryegjyqtares së kryeqytetit, Enkeledi Hajro, në Gusht ndërpritet edhe procesi i hedhjes së çështjeve në short.
“Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë për shkak të lejeve vjetore të vitit 2018 nga ana e stafit adsministrativ dhe gjyqatrëve gjithashtu ka ndërprerë shortin duke filluar nga data 23 Korrik, gjë e cila do të vazhdojë deri në datë 30 Gusht”.
Por cilat janë kërkesat që do të shqyrtohen edhe gjatë muajit Gusht?
“Vetëm kërkesa urgjente përkatësisht në Dhomën Penale do të shqyrtohen masat e sigurimit, pra hetimet dhe seancat paraprake, përfshi këtu zëvendësimet, revokimet për shuarjet e masave, masat për të miturit, shtrimet e detyruara në spital si dhe përjashtimet e gjyqtarëve. Po ashtu, Dhoma Civile, referuar një grafiku do të shqyrtojë urdhrat e mjeëhershëm të mbrojtjes dhe masat e sigurimit të padive nga gjyqtarët e seksionit tregtar dhe civil”.
Pushimet e gjyqtarëve dhe moszhvillimi i gjykimeve në themel nuk do të cënojnë veprimet për të cilat qytetarët paraqiten në sekretaritë pranë gjykatës.
“Puna do të vazhdojë normalisht si me paraqitjen e dokumentevm provave, si me paraqitjen e ankimeve. Për shkak të kufizimeve kohore do të regjistrohen, por do të hidhet shorti për çështjet civile dhe penale”.