Djemtë e vajzat e nomenklaturës komuniste pavarësisht problemeve që mund të kenë e kalojnë me lehtësi vetingun. Një gjë e tillë ndodhi edhe me gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës Astrit Faqolli. Meqë ishte djali i shokut Hysen Faqolli, ish kryetar komiteti ekzekutiv, ish sekretar i parë në regjimin terrorist të Enver Hoxhës, gjyqtari Astrit e kaloi vetingun pavarësisht se me sa u pa kishte probleme me deklarimin e pasurisë. Hysen Faqolli mbahet mend ndër të tjera edhe për miratimin e vendimit politik të Byrosë së PPSh-së së Rrethit të Librazhdit, për dënimin me vdekje të poetëve Genc Leka e Vilson Blloshmi në vitin 1977. Ta gëzojmë vetingun. Përpara shokë për fitorje të reja.