Policia italiane ka arrestuar një shqiptar, pasi është kapur me armë dhe lëndë narkotike.
Gjatë operacionit të policisë në banesën e shqiptarit me inicialet R.P 29 vjeç, në L’Aquila u gjet poshtë jastëkut një pistoletë dhe 130 gram marihuanë.
Sipas mediave italiane, operacioni i policisë është zhvilluar në agim duke mos i lënë kohë të riut të reagonte dhe të largohej.
Sipas policisë, shqiptari mund të burgoset për armëmbajtje të paligjshme dhe trafikim droge, ndërsa momentalisht është në arrest shtëpie.